27 Tetor 2020

Fillon investimi amerikan 10 milionësh në Termokos

Prishtinë, 29 shtator - Më shumë se 12,000 konsumatorë të Ngrohtores së Prishtinës Termokos do të pajisen me njehsorë të mençur të kalkulimit të shpenzimeve të ngrohjes, duke ua mundësuar përdoruesve të rrjetit të paguajnë sipas konsumit e jo me metra katrorë si deri më tani.

Ky investim është bërë i mundur falë bashkëpunimit të inicuar muaj më parë, e që sot u formalizua me nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit në mes Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Termokos, në prezencën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, MFK dhe Termokos zotohen për bashkëpunim në implementimin e projektit Prishtina HeatSave, që ka për qëllim faturimin në bazë te konsumit duke krijuar një sistem modern të faturimit për Termokos.

Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK u shpreh se ky investim i radhës i MFK është fokusuar në modernizimin e Termokosit duke futur njehsorë në banesat e Prishtinës. Sipas eksperiencës së qyteteve tjera që kanë implementuar këtë investim, prite deri 30% kursime të energjisë termike, gjë që mundëson zgjërimin e mëtutjeshëm të rrjetit në lagje ku Termokosi nuk shërben.

“Ky projekt po realizohet në periudhën kur kërkesa për shërbimet e ngrohjes janë në nivel shumë të lartē dhe ky projekt mundëson faturimin bazuar në energjinë e shpenzuar qka nënkupton faturim real dhe kursim të energjisë” shtoi kryeshefi i Termokos, Arsim Fetahu.

Në anën tjetër, nënkryetari Selim Pacolli, deklaroi se Komuna e Prishtinës falenderon donatorët si MCC por edhe ata nga BE dhe Gjermania që po investojnë në zgjerimin e modernizimin e Termokosit. Energjia termike ndikon jo vetëm në zbutjen e faturave të rrymës, por edhe në përmirsimin e kualitetit të ajrit prandaj kjo marrëveshje dhe këto investime janë prioritet për Komunën.  

Muajin e kaluar, MFK, Termokos dhe Komuna e Prishtinës kanë filluar me fazën e parë të implementimit të projektit Prishtina HeatSave, ku ekipet profesionale realizuan hulumtime teknike dhe sociale në apartamente dhe shtëpi individuale konsumatore të TERMOKOS-it.

Aktiviteti për Matjen e Ngrohjes Qendrore (DHM), mbështetur nga Millennium Challenge Corporation (MCC), është njëri nga aktivitetet kryesore në kuadër të Projektit ‘Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme’ i Programit të Pragut, që ka për qëllim t’a ulë shfrytëzimin e energjisë në amvisëri dhe të kalohet në burime jo-elektrike dhe më të pastra të ngrohjes nëpërmjet:

 Pilotimit të llojeve të ndryshme të stimujve dhe të modaliteteve për t’i inkurajuar amvisëritë që të investojnë në masa me kosto efektive dhe kursim të energjisë (p.sh. izolimi, rezistenca ndaj motit, etj.).

  Pilotimi i njehsimit të ngrohjes qendrore dhe i tarifave në bazë të konsumit në mënyrë që të vlerësohet ndikimi në efikasitetin potencial që do t’a mundësonte zgjerimin e sistemit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)