20 Prill 2024

Fillon edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër

Prishtinë, 18 shtator - Sot në sallën e sporteve "1 Tetori" në Prishtinë mbahet edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër.

Festivali i Gjelbër është platforma e vetme e rrjetëzimit në Kosovë për Bizneset e Gjelbëra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe akterët relevant të energjisë.

Festivali i Gjelbër vjetorë treditorë i promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe e ngritë vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.

Duke qenë se sektori i energjisë së gjelbër është ende në zhvillim në Kosovë, ky sektor paraqet mundësi të konsiderueshme për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.

Vitin e kaluar, 23 kompani pjesëmarrëse i kanë gjeneruar mbi 1.3 milion euro në shitje gjatë tri ditëve të kësaj ngjarjeje.

 Këtë vit, me 41 biznese kosovare që do t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në këtë festival, pritet që të lidhen më shumë kontrata dhe marrëveshje për eksportim.

Festivali i këtij viti ka një pamje dhe koncept të ri, duke përdorur materiale të riciklueshme dhe të përshtatshme për mjedisin.

Edhe këtë edicion, Forumet e Gjelbëra do të mbahen nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë mbi trendet e fundit të industrisë së gjelbër.

Festivali do të përfshijë disa aktivitete paralele për të inkurajuar vetëdijen dhe kontributin publik për qëndrueshmërinë mjedisore dhe të nxisë kuriozitetin për energjinë e ripërtëritshme, riciklimin, dhe efiçiencën e energjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)