03 Qershor 2020

Evropa përjetoi dimrin më të nxehtë në histori

Bruksel, 3 prill - Sipas të dhënave nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian, dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010.

Më konkretisht, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.

Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare europiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore.

Por jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës është ndjerë uniformë.

Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)