18 Prill 2024

Energjia diellore në BE shënon normën e 2-të më të lartë në histori

Brusel, 22 dhjetor - Ky vit shënon vitin e dytë më të mirë të kapacitetit diellor të instaluar me një rritje dyshifrore pavarësisht pandemisë së re të koronavirusit (COVID-19), sipas të dhënave nga raporti i fundit i SolarPower Europe.

Sipas Parashikimit të Tregut të BE-së për Energjinë Diellore 2020-2024, kërkesa për sisteme diellore fotovoltaike (PV) u rrit gjatë një viti të përfshirë nga pandemia COVID-19, për t'u rritur me 11 për qind në 18,2 gigavatë (GW).

Njohja e zgjerimit të përfitimeve të sistemeve diellore mund të vërehet gjithashtu në një trend tjetër në vitin 2020 kur 22 nga 27 vendet e tanishme anëtare të BE-së instaluan më shumë sisteme diellore sesa një vit më parë, krahasuar me 21 nga 27, duke përfshirë Britaninë në vitin 2019. Britania nuk është përshirë më për shkak të Brexit, që do të thotë se numri 3 i vitit të kaluar, Britania, nuk është më në listë.

"E gjithë kjo ka rezultuar që Bashkimin Evropian të rrisë kapacitetin kumulativ të instaluar të energjisë diellore me 15 për qind në 137,2 GW deri në fund të vitit 2020", thuhet në raport, duke demonstruar rezistencën e fortë që u shfaq pavarësisht ndikimit negativ të koronavirusit në jetë në shumë aspekte të ndryshme.

Raporti tregon se suksesi i energjisë diellore vjen së bashku me vendimin për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, një grup iniciativash politike të Komisionit Evropian që synojnë ta bëjnë Evropën me klimë neutrale deri në vitin 2050.

"Sektori diellor evropian vlerëson përpjekjet e Komisionit Evropian për të vendosur synime ambicioze të reduktimit të karbonit, drejt neutralitetit të klimës përmes Marrëveshjes së Gjelbër, dhe përmes mjeteve të ofruara në planin e saj të rimëkëmbjes së brezit të ardhshëm që lidhin mbi një të tretën e mbështetjes financiare për vendet anëtare për shpenzimet e lidhura me klimën", shpjegoi raporti.

Përveç kapacitetit të instaluar të energjisë diellore, marrëveshja e gjelbër ofron shumë mundësi për të nxitur rritje të shpejtë energjisë diellore në Evropë.

"Rekomandimet tona të politikave në këtë dokument u zhvilluan së bashku me anëtarët tanë, veçanarisht shoqatat kombëtare të energjisë diellore, për të ndihmuar politikëbërësit në vendet anëtare të BE-së të identifikojnë shumë programe të ofruara, dhe të krijojnë mekanizmat stimulues më të efektshëm për të rritur energjinë diellore si kostoja më e ulët dhe teknologjia më efektive e gjenerimit të energjisë për të menaxhuar tranzicionin e energjisë së pastër", thuhet në raport.

Raporti tregon se Gjermania instaloi 4,8 GW, duke u bërë përsëri tregu më i madh i energjisë diellore në Evropë, pozitë kjo të cilën ajo mbajti për pjesën më të madhe gjatë 20 viteve të fundit.

Pesë vendet e tjera kryesore përfshijnë Holandën me 2,8 GW; udhëheqësi i tregut të vitit të kaluar Spanja me 2,6 GW; Polonia, e cila më shumë se dyfishoi vendosjen vjetore të energjisë diellore në 2,2 GW; dhe Franca me 0,9 GW.

Në total, 5 tregjet më të mira diellore të Bashkimit Evropian kanë ndikuar për 74 për qind të kapacitetit të instaluar të vitit 2020 në rajon krahasuar me një përqindje prej 5 për qind më të lartë, 79 për qind, në vitin 2019.

Sipas raportit, rezultatet nënkuptojnë se edhe pse kontributi i 22 vendeve të tjera anëtare të BE-së ishte mjaft i vogël, ai është dukshëm në rritje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)