19 Prill 2024

Dita e sotme e vranët me shi dhe me erëra

Prishtinë, 3 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

Vranësirat në pjesën perëndimore sipas IHK-së do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal.

Reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me erëra, kryesisht në Istog me rrethinë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 17m/s.

Sa i përket temperaturave minimale, ato do të shënojnë rritje, duke lëvizur ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa edhe në vlerat e maksimaleve do të ketë rritje të lehta, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë në 17 gradë Celsius.

Java tjetër parashihet me ngritje të lehta në fushat termike dhe me sasi të reshjeve më të kënaqshme se java që do të lëmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)