04 Gusht 2020

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore

Prishtinë, 30 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore. Kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.

Të hënën, vendi ynë do të vazhdoj me kushte të ngjashme meteorologjike, sikur ditët paraprake.

Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit.

 Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës.

Vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorlogjike do të jenë relativisht të mira, sa i përket cilësisë së ajrit, për shkak të qarkullimit të mirë të masave të ajrit të shoqëruara edhe nga elementet tjera meteorologjike, ndërsa këto vlera negative të temperaturave të parishikuara, nuk do të jenë në favor të pemëtarisë, sidomos te ato pemë që janë në fazën e lulëzimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)