20 Prill 2024

Diskutohet për blerjen e energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 10 maj - AGORA Energiewende në Gjermani dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në Kosovë organizojnë tryezën me temën ‘Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor- Mundësitë dhe pengesat’.

Lufta në Ukrainë po e shtyn Evropën të dalë nga varësia e importit të karburanteve fosile sa më shpejt që të jetë e mundur, që do të thotë se ndërtimi i sasive të mëdha të burimeve të ripërtëritshme duhet të bëhet realitet në të tashmen e jo në të ardhmen.

Për më tepër, burimet e ripërtëritshme ofrojnë mbrojtje natyrale kundër cenueshmërisë së çmimeve të tregjeve dhe të mbrojnë konsumatorët fundorë nga paqëndrueshmëria e çmimeve të energjisë nga burimet fosileve, duke kontribuar kështu në pavarësimin e energjisë dhe sigurinë e furnizimit.

Prandaj, kapacitetet e konsiderueshme të erës dhe ato fotovoltanike duhet të instalohen në Ballkanin Perëndimor në një afat kohor relativisht të shkurtër, por këto vende ende po përballen me barriera të shumta që pengojnë rritjen e zgjerimit të burimeve të ripërtëritshme.

Cili është roli i tregut në këto kohë? Si mund të ndihmojnë rrugët e bazuara në treg për zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme në zgjerimin e projekteve në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor?

Çfarë lloj tregu nevojitet që të mbështesë marrëveshjet e ripërtëritshme tregtare dhe blerjen e energjisë në vendosjen e projekteve shtesë?

Cilat janë avantazhet e përgjithshme të marrëveshjes për blerjen e energjisë së ripërtëritshme dhe si mund ta stimulojmë përdorimin e tyre?

 E fundit, por jo më pak e rëndësishme, çfarë lloj opsionesh politikash na nevojiten në rajon për të adresuar barrierat që pengojnë përdorimin e marrëveshjes së blerjes së energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme?

Të gjitha këto pyetje do të diskutohen sot në Prishtinë në diskutimin nga Agora Energiewende, këshilltarët për energji dhe partneri i Agoras nga Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)