19 Prill 2024

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Prishtinë, 26 gusht  – KRU ,,Prishtina” njofton konsumatorët se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00 ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. do të fillojnë me sanimin e defektit të ndodhur në gypin e çelikut të Badocit me diametër fi 600 mm.

Për shkak të punimeve teknike në sanimin e defektit, pa ujë të pijshëm nga ora 14:00 do mbesin Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë.

Mungesa e ujit do zgjasë deri në sanimin e gypit.

Kohë pas kohe qytetarët do të informohen për saktësinë.

KRU ,,Prishtina”  kërkon mirëkuptim nga qytetarët, derisa ekipet teknike do e bëjnë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)