16 Prill 2024

Departamenti për Ndihmë Shtetërore duhe të vlerësojë TC “Kosova e Re”

Prishtinë 14 shkurt - Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizuan tryezen e diskutimit ku u prezentua raporti “Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore”.

Blendi Hasaj, hulumtues i lartë në Institutin GAP, tha se raporti krahason kornizën institucionale për ndihmën shtetërore të Kosovës dhe shteteve të rajonit.

"Edhe pse në përgjithësi vërehet një angazhim i shteteve të Ballkanin Perëndimor për pavarësimin e institucioneve të ndihmës shtetërore, këto institucione nuk po trajtojnë të gjitha projektet për të cilat ekzistojnë indikacione që ka prezencë të ndihmës shtetërore", theksoj Hasaj.

Përkundër që Departamenti për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni për Ndihmë Shtetërore në Kosovë janë formuar së voni, dhe mund të kenë mungesë përvoje dhe staf për të vlerësuar një projekt kaq të madh sipas tij është e rëndësishme që ato të marrin për vlerësim projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” apo të kërkojnë asistencë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Mos-veprimi i institucioneve të ndihmës shtetërore në një rast të tillë, krijon dëme për ekonominë dhe buxhetin e Kosovës.

Sh.S. znj. Gerrie Willems, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, theksoi rëndësinë e ndihmës shtëtërore, duke kërkuar që të vazhdohen përpjekjet për të plotësuar legjislacionin dytësorë për ndihmën shtetërore. 

Ajo u bëri thirrje institucioneve të reja që të fusin në agjendën e tyre implementimin e MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane, instrumente të cilat do të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Fortuna Haxhikardija, Kryetare e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, theksoi se pavarësisht se shteti i Kosovës ka tri vjet që ka aprovuar Ligjin për Ndihmë Shtetërore, si dhe ka kompeletuar autoritetet për zabtimin e ligjit, fokusi do të jetë që kjo të matet me kualitetin e vendimeve që autoritetet përkatëse nxjerrin si dhe proaktivitetin që do ta tregojnë ato.

Ne debat po ashtu kontribuuan edhe përfaqësues të tjerë nga Departamenti i Ndihmës Shtetërore, nga Zyra e Rregullatorit të Energjjisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)