25 Maj 2019

Delegacioni i MCC-se vizitojnë informohen për sekrorin e energjisë

Prishtinë, 20 shkurt - Ku është Kosova në sektorin energjetik dhe cilat janë hapat e mëtutjeshëm ishte pyetja e delegacionit te Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga Karen Sessions, zëvendës presidente dhe Jonathan Brooks, zëvendës president i departamentit të operacioneve kompakte.

 

Përfaqësuesit e MCC u pritën nga ministri Lluka i cili i falënderoi për vizitë dhe i informoi rreth zhvillimeve në sektorin e energjisë, ku është gjendja dhe cilat janë hapat të cilat do të ndiqen në të ardhmen.

 

“Sektori energjetik në total do të ketë 3 miliard euro investime kushtuar energjisë në përgjithësi, energjisëefiçiente dhe asaj të ripërtrishme”, tha ministri Lluka.

 

Po ashtu, Lluka i informoi edhe rreth termocentralit “Kosova e Re”, zhvillimeve dhe ndikimit që do të ketë në ajër.

 

“Për sa i përket termocentralit të ri “Kosova e Re”, edhe pse do të ketë bazën prej qymyri do të investohet në të dhe do të ketë teknologjinë më të fundit e cila përpunon dhe filtron lëndën djegëse që të mos ketë ndotje të madhe”, u shpreh Lluka.

 

Karen Sessions, zëvendës presidente e departamentit për marrëdhënie me jashtë, tha se sektori energjetik është prej programeve kryesore nga e cila do të përfitojë Kosova.


“Tash e sa vite MCC është e vendosur në Kosovë dhe është duke bërë studime për implementimin e programeve që parashihen dhe energjia është prej pikave kryesore që Kosova do të përfitojë”, u shpreh Sessions.

 

Në aspektin e zgjerimit rajonal në sektorin energjetik, kreu i MZHE-së, tha se është duke u punuar në krijimin e tregut të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimit të memorandumit me Maqedoninë për krijimin e gazsjellësit.

 

“Jemi duke punuar në krijimin e tregut energjetik të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë mirëpo janë shfaqur probleme me Serbinë. Gjithashtu së fundi kemi nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë për krijimin e gazsjellësit e cila do të kalojë nëpërmes Kosovës”, shtoi ministri Lluka.

 

Gjithashtu u diskutua rreth ajrit të ndotur në vend, ku Lluka sqaroi se shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit, ashtu siç edhe ka treguar raporti i Bankës Botërore, është djegia e qymyrit për ngrohje në shtëpitë e qytetarëve të Kosovës. Si zgjidhje për këtë problem, Valdrin Lluka tha se është zgjerimi i kapaciteteve të ngrohjes lokale nëpër shtëpitë e banorëve të vendit.

 

Ministri Lluka me optimizëm tha se caku i vendosur nga Bashkimi Evropian që 25% e energjisë të jetë energji efiçiente do të arrihet, edhe pse në këtë aspekt ka shumë sfida, ne besojmë se do ta arrijmë deri në afatin e vendosur që është viti 2023.

 

Jonathan Brooks, zëvendës president i departamentit të operacioneve kompakte, falënderoi Lluka për informatat për informimin rreth gjendjes në sektorin energjetik të Kosovës dhe tha se informatat e marra do të përdoren për programet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit që ka për Kosovën.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)