18 Prill 2024

CSL dorëzon padi kundër lëshimit të lejeve për Hidrocentralin Deçani dhe Belaja

Prishtinë, 4 dhjetor - Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të dërgojë padi për konflikt administrativ kundër këtyre dy institucioneve publike për lëshimin e lejeve mjedisore, lejeve ujore dhe licencave për Hidrocentralet HC Deçani dhe HC Belaja të ndërtuara dhe operuara nga Kelkos Energy Sh.p.k.

Kjo për arsye se CSL konsideron se procesi i lëshimit të vendimeve të lartpërmendura është karakterizuar me një numër të shkeljeve ligjore, të cilat përfshijnë por nuk limitohen në mungesën e mbajtjes së debatit publik dhe mungesën e përfshirjes së qytetarëve në vendimet për mjedisin ku jetojnë.

Me këtë padi synojmë të anulojmë ato vendime të cilat janë lëshuar në kundërshtim me ligjin si dhe të shtyjmë ekzekutimin e të gjitha këtyre vendimeve derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e tërë procesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)