05 Prill 2020

Contour Global ndalon planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Prishtinë, 17 mars - Sot, agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Contour Global ka ndaluar planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), theksojn se kanë kërkouar me ngulm Qeverisë së Kosovës që më në fund, të marrë qëndrim zyrtar distancues ndaj këtij projekti dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të sektorit të energjisë në Kosovë'

"Ne kemi reaguar ndaj këtij projekti dhe kësaj kontrate që nga negociatat dhe publikimi i kontratave komerciale."

"Përmes publikimeve dhe fushatave avokuese, kemi alarmuar për dëmet ekonomike që do t’i sillte Kosovës jetësimi i kësaj kontrate, për dëmet në integrimin e Kosovës dhe për dëmet mjedisore:, theksojn BGF, GAP, GLPS dhe INDEP.

Që nga viti 2011, qeveri të ndryshme kanë injoruar thirrjet e organizatave të shoqërisë civile për anulim të projektit për shkak të shkeljeve ligjore, dëmeve ekonomike, keqpërdorimeve buxhetore, ndikimit në mjedis, mbytjen e konkurrencës dhe minim të proceseve integruese.

Më në fund, edhe vet kompania që ishte përzgjedhur paligjshëm, erdhi në përfundim se realizimi i këtij projekti është i pa mundur dhe se nuk do të vijojnë më tutje me projektin.

Njoftimi i kompanisë Contour Global se nuk do të ndërtojnë projekte të reja me qymyr vjen edhe si rezultat i një ndryshimi të thellë të qasjes së akterëve politik e financiar global që gjithnjë e më tepër po largohen nga projektet e qymyrit dhe po fokusohen në të ardhmen e sistemeve energjetike, në efiçiencë të energjisë dhe energji nga burimet e ripërtrishme.

Eshtë koha që Qeveria e Kosovës t’i bashkohet këtij trendi të ri global dhe t’i hapë rrugë tranzicionit të domosdoshëm të tregut të energjisë në Kosovë.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së re që të braktis planet e qeverive të mëhershme për ndërtim të një termocentrali me bazë qymyri. Për më tepër, kërkojmë shuarjen e kompanisë publike NKEC e cila ishte themeluar pa nevojë, duke dëmtuar buxhetin e vendit dhe duke operuar pa pasur asnjë funksion real."

"Po ashtu të anulohen kontratat e nënshkruara nga qeveria e kaluar për angazhim të kompanive për këshilla ligjore për “Kosovën e Re’ në vlerë prej 800 mijë euro. Përveç llogaridhënies politike, organizatat tona vlerësojnë se ka bazë edhe për hetime penale për keqpërdorim buxheti nga zyrtarët menaxher të projektit “Kosova e Re”."

"Kjo është një fitore jo thjeshtë e përpjekjeve tona, por një fitore e të ardhmes së sektorit të energjisë dhe ngadhënjimit të interesit publik në përgjithësi", vlerësojnë BGF, GAP, GLPS dhe INDEP.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)