21 Mars 2019

Bordi i ZRRE merr vendimin final për Certifikimin e KOSTT

Prishtinë, 15 shkurt - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e tij të dytë (II) për këtë vit, të mbajtur sot ka marrë vendimin final për Certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST – KOSTT).

Ky vendim vjen pas nxjerrjes së Opinionit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE), në vendimin preliminar të Bordit të ZRRE të marrë me 24 shtator 2018, me të cilin Bordi kishte vendosur se OST-KOSTT përmbushë kriteret për t’u certifikuar si Operator i pavarur i Transmetimit të energjisë elektrike.

Me Vendimin final për Certifikimin e OST-KOSTT, i cili mbështetet edhe në Opinionin e SKE, ZRRE-ja ka konfirmuar se ka ndarje të mjaftueshme të kontrollit mbi OST-në, prodhimin dhe/apo furnizimin e energjisë elektrike dhe që ky Operatorë i Transmetimit të energjisë elektrike vepron në përputhje me dispozitat e shthurjes, të përcaktuara me kapitujt IV dhe V të Direktivës 2009/72/EC1, kapituj këta të transpozuar në legjislacionin e Kosovës nëpërmjet nenit 11 të Ligjit për Energjinë Elektrike.

Me këtë vendim, ZRRE ka vërtetuar se OST, realizon funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga çfarëdo biznesi tjetër në sektorin e energjisë dhe rrjedhimisht ofron qasje të lirë dhe jodiskriminuese në rrjetin e transmetimit për të gjithë operatorët e tregut të lirë që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë proces, ZRRE-ja ka përmbushur një nga obligimet më sfiduese që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, duke dëshmuar edhe njëherë se është e përkushtuar në përmbushjen e funksioneve të sajë, për të siguruar një funksionim të duhur të tregut të lirë të energjisë elektrike në përputhje me direktivat e BE-së për energji dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2019 - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të GIZ - CDBE organizon konferencën e rishikimit vjetor të planit strategjik të arsimit të Kosovës 2018. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT,  komunën e Prishtinës, OJQ “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, SHUKOS, CDI dhe shoqërinë civile do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujit dhe Ditës ndërkombëtare e Meteorologjisë. (Liqeni i Batllavës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me rastin e publikimit të “Raportit të Monitorimit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës 2018”, në një diskutim me shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën e rrumbullakët - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (Tek ABC Group, Gjilan, rr. Xhemajl Mustafa, nr. 99, ora 10:00)

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet simbolik. (Takimi me media bëhet te shtatorja e Zahir Pajazitit, ora 10:45)

- Ambasada e Francës në Kosovë, Klubi afarist, France Albanie Bussiness në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë do të organizojë një simpozium lidhur me investimet në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me diskriminimi i punëtorëve ne sektorin privat. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​(Ndërtesa e Kuvendit,  ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në segmentin e ri, Lum Madh-Gojbule, të rrugës Nacionale M2, Prishtinë - Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. (Fshati Lum Madh i Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë mban aktivitet. (Para objektit të Komunës së Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës në katin e parë, ora 13:30)

- Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të jetë prezent në ngjarjen e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Rahovec, ku me këtë rast do bëhen edhe aderime të reja të disa figurave të rëndësishme, njerëz të profileve dhe moshave të ndryshme. (Shtëpia e Kulturës ″Mensur Zyberaj″ në Rahovec, ora 18:00)