10 Gusht 2020

Bordi i KEK-ut miraton buxhetin e rishikuar për vitin 2020

Prishtinë, 30 korrik - Në takimin e rregullt të këtij muaji Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka  ndërmarrë një sërë veprimesh të rëndësishme për korporatën.
 
Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2020, i cili rregullon dhe balancon të hyrat dhe shpenzimet për shkak të ndikimeve të ndryshme, me theks të veçantë shtyrjen e projekteve kapitale si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në kuadër të buxhetit të rishikuar është përfshirë edhe ndarja e mjeteve për Studimin e Fizibilitetit për Termocentralin Kosova A. Në këtë aspekt janë përfshirë ulje të shpenzimeve për disa kategori të caktuara.
 
 Me qëllim të inventarizimit të pronës Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka udhëzuar trajtimin e çështjeve pronësorë përmes një Task Force të Brendshme,
 
Për më tepër, në këtë takim është vendosur mbështetja e opsionit të inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst Bordi ka kërkuar shqyrtimin e arsyeshmërisë të vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2).
 
Ndërsa për menaxhimin e punëve ditore në gjendjen e pandemisë COVID-19 është udhëzuar menaxhmenti për aplikimin e punës on-line, përfshirë edhe takimet me palë të treta (Operatorë Ekonomik, Institucione, Palë të interesuara) sipas mundësive.
 
Fare në fund Bordi i Përkohshëm ka vendosur t’i adresohet një kërkesë zyrtare për auditim të Përgjithshëm në KEK Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)