20 Gusht 2018

Bordi i KEK-ut, konfirmon gatishmërinë për ngritjen e pagave të punëtorëve

Prishtinë, 9 shkurt - Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit,  përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Sa i përket ngritjes së pagave,  Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut.

Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale.

Në këtë vijë, Bordi edhe një herë ka rikonfirmuar se në parim është për të quar proceset përpara. Si rrjedhojë, është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit.

Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fundvit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)