19 Prill 2024

Bordi dhe Menaxhmenti inkurajojnë të gjithë punëtorët e KEK-ut për imunizim

Prishtinë, 3 gusht - Bordi i Përkohshëm dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po inkurajojnë të gjithë punëtorët e KEK-ut për imunizim.

Bordi thekson se përhapja e virusit COVID 19 -  variantit Delta ka ringjallur shqetësime në tërë globin, por edhe në  vendin tonë.

"Në këtë drejtim duke pas parasysh rëndësinë e kompleksitetin e operimeve tona ditore si dhe numrin e madh të të punësuarve në KEK, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tuaj si dhe parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, inkurajojnë të gjithë punëtorët që sa më parë të jetë e mundur të vaksinohen", thekson Bordi.

Vaksinimi mbron jetë dhe shëndeti e jeta juaj ka vlerë për ne. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)