25 Qershor 2018

Blloku B2 pritet të kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Prishtinë, 2 mars - Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MW/h.

Ndalja e kësaj ndjesie gjeneruese sipas KEK-ut është bërë për qëllime preventive për të evitua rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga disa probleme të vogla dhe për të parandaluar ndonjë avari e cila mund të ketë pasoja të mëdha.

"Defekte të tilla teknike në blloqet e termocentraleve të KEK-ut nga ku prodhohen sasi të mëdha të energjisë elektrike janë krejtësisht normale dhe paraqiten herë pas herë, por është shumë me rëndësi të dihet se ekipet kujdestare, inxhinjerët dhe stafi tjetër teknik i mirëmbajtës dhe kontrollit janë të detyruar të intervenojnë menjëherë dhe të ndalin blloqet kur paralajmërohen rreziqe në ndonjë nga pajisjet."

"Në situata të tilla, ashtu sic ngarkohet me përgjegjësi KEK-u, menjëherë kur janë paraqitur këto probleme teknike ka njoftuar të gjithë akterët e fushës se energjisë në vend dhe sipas obligimeve dhe përgjegjësisë qe kanë operatorët të gjinden alternativa tjera të furnizimit për të mos i lenë qytetarët pa energji elektrike", thekson KEK.

Në bazë të rregullave të tregut dhe obligimeve kontraktuale në mes të operatorëve të licencuar, KEK-u është i detyruar që të mbuloj dëmet financiare ndaj operatoreve tjerë në treg, të cilët kanë obligim te furnizojnë konsumatorët me energji elektrike, mirëpo duhet të sqarohet se KEK-u nuk mbanë asnjë përgjegjësi për furnizim.

Ndryshe, ekipet e mirëmbajtës së KEK-ut janë mobilizuar nga orët e para të mëngjesit dhe po japin maksimumin e tyre që kjo njësi të kthehet ne pune brenda një afati rekord qe parashihet sonte pas orës 20:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)