28 Mars 2024

BGF ndanë dy grante për projekte në fushën e energjisë të ripërtërishme

Prishtinë, 23 janar - Balkan Green Foundation në kuadër të projektit ‘Multi Actor Partnership’, në bashkpunim me organizatën jo-qeveritare gjermane Germanwatch, ka bërë ndarjen e dy granteve të mesme me vlerë prej 15,000 euro për implementimin e dy projekteve model të energjisë së ripërtërishme, specifikisht në energji solare.

Organizata “Sythi” dhe kooperativa e fermerëve “Bio Agro Tech.K.B.” kanë rezultuar si fituesit e këtyre dy granteve të cilët do t’i realizojnë projektet e tyre përgjatë vitit 2020 në sferën e energjisë solare, gjenerimit të energjisë nga burime të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme, sikurse dhe gjenerimi i paisjeve efiçiente që shfrytëzon energjinë solare për tharjen e produkteve bujqësore.

Këto dy projekte të njohura si ‘lighthouse projects’ apo projekte fanari – kanë për qëllim që të tregojnë se një tranzicion i energjisë në Kosovë është i mundur dhe ka fizibiltet të shfrytëzohet energjia e ripërtëritshme edhe në shkallë të vogël.

Këto projekte po ashtu kanë edhe për synim të shpalosin se ky tranzicion është i mundur, sjellë rezultate të prekshme dhe të vlefshme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social e mjedisor.

Kjo, ngase edhe praktikisht po shpërfaqet se përfitimet prej shfrytëzimit të potencialit të energjisë së ripërtëritshme janë reale, të prekshme dhe të replikueshme.

Këto dy grante u ndanë në kuadër të projektit ‘Multi Actor Partnership’ – MAP (Partneriteti Ndër-akterial) për Trazicionin e Energjisë që përbën një projekt ndër-institucional me akterët kyç të sistemit energjetik, e që ka për qëllim të përshpejtoj tranzicionin e energjisë në Kosovë dhe të ndihmoj në fuqizimin e rrugës drejt dekarbonizimit dhe shtimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vend. 

Ky projekt implementohet nga Balkan Green Foundation dhe Germanwatch, mbështetet nga Engagement Global dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkpunim dhe Zhvillim Ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)