20 Prill 2024

BB vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me fokus sektorin e energjisë, si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kanë thënë përfaqësuesit e Bankës Botërore, Linda Van Gelder Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Marco Mantovanelli, Drejtor  i Bankës Botërore për Kosovë gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast drejtoresha Gelder u njoftua nga Ministri Lluka me prioritetet e MZHE-së, ku sektori i energjisë zë vendin më të rëndësishëm, respektivisht projekti i TC Kosova e Re dhe projektet për zbatimin e masave të Eficiencës së Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale ekonomike në vend, e veçanërisht për sektorët që mbulohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Gelder ka ritheksuar mbështetjen e institucionit që përfaqëson për projektet e energjisë, i bindur se siguria e furnizimit me energji ka impakt direkt në zhvillimin ekonomik.

Nga ana e  tij kreu i  MZHE-së ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen financiare që u jep projekteve të energjisë, një prej të cilëve është edhe kredia për zbatimin e masave të EE në ndërtesat publike, projekti në fushën e TIK-ut dhe ai i rivitalizimin e kanalit të Ibër Lepencit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)