19 Janar 2018

Banorët të kënaqur me investimet e KEDS-it në rajonin e Podujevës

Prishtinë, 31 gusht - Investimi i radhës nga KEDS në rajonin e Podujevës është shtrirë në fshatrat Bradash e Letanc të kësaj komune.

Në lokalitetin e Bradashit gjatë këtij projekti KEDS ka vënë 40 shtylla të tensionit të ulët, 53 shtylla të tensionit të mesëm, 3275m rrjet të tensionit të ulët dhe 2160m të tensionit të mesëm.

Pas këtij investimi për banorët e kësaj ane, sidomos për konsumatorët e amvisërisë, është rritur siguria dhe është stabilizuar energjia elektrike. Ata tashmë nuk kanë probleme për përdorimin e pajisjeve elektrike shtëpiake.
 
Për Dorontina Gashin nga ky fshat, tash gjithçka është më mirë.

“Boll të dobët e kemi pas rrymën, për me bë drekën është dashur prej mëngjesit me nxe shporetin. Nji frymë me fry, na u prishnin telat. Tash e dhe bojleri edhe shporeti po nxehen menihere. Korrektorat ma nuk na hyn në punë, i kena hek krejt”, ka thënë Dorontina Gashi, nga fshati Bradash i Podujevës.

Në përfundim e sipër janë demontimi i shumicës së rrjetit të vjetër që kanë kaluar nëpër prona private dhe tani kanë përreth rrugëve të lagjeve.

Me vendosjen e kabllove bistekë është ngritur siguria e konsumatorëve, me këtë janë zvogëluar edhe humbjet teknike.

Edhe banori tjetër, Behram Jashari, falënderon punëtorët e KEDS-it për ndryshimet energjetike që ua kanë sjellë.

“Kompania KEDS është duke punu tepër mirë. Punëtorët që kanë punu këtu janë sjellë shumë mirë. Gjithmonë kemi qenë të informum për punën që bënin dhe asgjë nuk bënin pa lejen tonë”, ka thënë Jashari. 

Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti është 63.

Po në këtë komunë, në fshatin Letanc, KEDS është kthyer përsëri për të investuar në ndërrimin e rrjetit elektrik. Kohë më parë KEDS këtu ka vendosur trafon duke rritur kështu kapacitetet energjetike në këto anë. 
 
Sipas projektit kësaj radhe në “LP 20 kV, Drejtimi i Letancit” KEDS ka vendosur 202 shtylla të tensionit të mesëm, 10935m rrjet të tensionit të mesëm ajror dhe 5200m rrjet të tensionit të mesëm nëntokësor.
 
Edhe në Letanc banorët kanë ndjerë investimet e KEDS-it, dhe me këtë është rritur siguria e konsumatorëve dhe janë zvogëluar humbjet teknike dhe rëniet e tensionit.

Projekti është në përfundim e sipër dhe janë duke u demontuar rrjetin e vjetër dhe zhvendosur ato nga pronat private.

Ky investim është edhe një zotim i KEDS-it për të përmbushur obligimet për nevojat energjetike të konsumatorëve në këto anë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Janar 2018

- Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Koalicionin e OJQ-së për Integritet dhe Transparencë në Universitet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori ContourGlobal për projektin e TC Kosova e Re. (Mjediset e MZHE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të inicohet procedura për Auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike, për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  sallën N 303, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti për gjendjen e mjedisit, i ftuar kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:30

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  do të vizitojë Burgun e Hapur në Smrekonicë. (Fshati Smrekonicë, magjistrala Prishtinë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të takoj zëvendësministrin e Diasporës, Xhavit Zariqi. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Junikut. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:30)

- Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizohet tryezë shkencore kushtuar figurës së Skënderbeut në 500-vjetorin e vdekjes, në të cilën pos kryetarit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë edhe historianë e njohës së figurës së heroit. (Shkolla “Don Bosko”, në Gjilan, ora 14:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Komunës, ora 15:00)