19 Prill 2024

Avokati i Popullit u rekomandon autoriteteve eliminim e shkaktarit të ndotjes

Prishtinë, 15 qershor - Avokati i Popullit, në pajtim me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor publikoi raportin me rekomandime A.nr.342/2018 përkitazi me cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm si pasojë e ndikimit të ndotjes ajrit, dhe të njëjtin ua ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse.

Raporti është i bazuar në ankesën individuale të znj. L.P përkitazi me ndotjen e ajrit, të shkaktuar nga oxhaku i objektit kolektiv, i cili gjendet pranë pronës së ankueses, në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Raporti ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente për nevojën e ndërmarrjes së menjëhershme të masave, s’i obligime pozitive të shtetit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si domosdoshmëri për t’iu siguruar qytetarëve mjedis të pastër të sigurt dhe të shëndetshëm dhe të drejtën e privatësisë.

Avokati i Popullit nëpërmjet këtij raporti i rekomandon autoriteteve përgjegjëse, që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për eliminim e shkaktarit të ndotjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)