20 Prill 2024

Avokati i Popullit fillon hetimet për materialet me përbërje asbesti

Prishtinë, 19 janar - Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka filluar hetimet sipas detyrës zyrtare, lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.

Depërtimi i lehtë i fibrave të asbestit në organizimin e njeriut nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaminimi që këto fibra krijojnë në organizimin e njeriut, duke shkaktuar një varg sëmundjesh kancerogjene dhe të organeve të frymëmarrjes, e bën jashtëzakonisht shqetësues rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut nga materialet me përbërje asbesti.

Standardet ndërkombëtare, ashtu si edhe Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina, dhe  Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2015, për Menaxhimin e Mbeturinave që Përmbajnë Asbest, me qëllim të parandalimit të lirimit të fibrave të asbestit, në ajër dhe ujë, përcaktojnë masa, teknika dhe standarde për trajtimin dhe deponimin e produkteve me asbest.

Megjithatë, pavarësisht ndikimit në mjedis, në tërë territorin e vendit mund të vërehen mbeturina të asbestit, të pa trajtuara dhe të paambalazhuara.

Për më tepër vërehet edhe mungesa e informimit të publikut lidhur me rrezikun e këtij produkti, si dhe mënyrat e trajtimit të mbeturinave nga asbesti, si obligim pozitiv i shtetit dhe parim themelor për rspektimin e së drejtës për mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm.
 
Së këndejmi, si nevojë imediate për caktimin e politikave dhe ndërmarrjen e masave për sanimin e gjendjes. Avokati i Popullit në hetimin e tij përkitazi me menaxhimin e materialeve me perberje asbesti, ka për qëllim vënien në pah të rreziqeve të përdorimit dhe pranisë së materialeve me përbërje asbesti dhe mënyrën e trajtimit  të tyre, duke përfshirë asgjësimin e materialeve të tilla.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)