19 Prill 2024

Ambasadori Kolly ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.  

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.

Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, monitorimin e gjendjes së mjedisit, si dhe vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e ndikimit të mjedisit në cilësinë e jetës dhe shëndetit tonë.

Ambasadori Kolly, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)