19 Prill 2024

Alstom është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979

Prishtinë, 25 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se duke qenë se ditëve të fundit disa zyrtarë të KEK-ut, në mënyrë të qëllimshme, duke dashur të dëmtojnë imazhin e KEK-ut, kanë vënë në lajthitje disa media duke i dezinformuar ata dhe përmes tyre edhe opinionin e gjerë publik, KEK-u sqaron si në vijim.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë.

"Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe nga koha e pas luftes, respektivisht nga viti 1999 – 2006, kompania “ALSTOM” ka vazhduar prezencën e saj  në TC-B (gjatë menaxhimit dhe investimeve nga ndërkombëtarët) me kontrata nga BE-AER."

"Madje pas zjarrit në një pjesë të madhe të këtij termocentrali qe ndodhi ne vitin 2002, kjo kompani ka bërë riparimet gjenerale në TC-B, me kontratën (nga BE-AER) për riparimin e dëmeve të zjarrit (Fire Damage Repair - FDR)", thekson KEK.

Për më tepër, kompania “ALSTOM” është prodhuesi origjinal i pajisjeve kryesore në TC Kosova B, me theks të veçantë në turbinë, gjenerator dhe sistemin e monitorimit dhe kontrollit (DCS) të komplet termocentralit Kosova B. 

KEK-u që nga ndërtimi i TC B-së, për shkak të drejtës autoriale të prodhuesit ka qenë e detyruar të kontraktoj kompaninë “ALSTOM” për blerje – riparim por edhe instalim të këtyre pajisjeve kritike në kuadër të TC B-së.

"Prandaj, për shkak të kufizimit të së drejtës autoriale të prodhuesit na e pamundëson kontraktimin e këtyre shërbimeve/furnizimeve me prodhues të tjerë për pajisje të TC B-së. Pra kompania “ALSTOM”, si projektuese e TC-B-së ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e këtij termocentrali që nga themelimi dhe vazhdon të jetë edhe sot", thekson KEK.

Vlen të theksohet se të gjitha kontraktimet e deritanishme me kompaninë “ALSTOM” janë zhvilluar në harmoni të plotë me LPP. Në këtë drejtim, sa i përket kontratave mes KEK dhe “ALSTOM”, ne jemi të gatshëm tu ofrojmë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.

Fare në fund, Korporata Energjetike e Kosovës, duke qenë e bindur se këto shpifje nga zyrtarë të caktuar të KEK-ut, pikërisht pas 40 vite bashkëpunimi në mes të KEK-ut dhe partnerit strategjik “ALSTOM” janë të qëllimshme dhe po dezinformojnë opinionin e gjerë publik, së shpejti do të fillojë me marrjen e masave adekuate administrative konform rregulloreve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi duke përfshirë edhe organet relevante të drejtësisë. E gjithë kjo me qëllim të transparencës dhe mbrojtjes së imazhit të KEK-ut.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)