27 Shkurt 2021

Aktivistët e Vetëvendosjes ngrisin padi për hidrocentralet në Deçan

Prishtinë, 4 dhjetor - Koordinatori i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Deçan, Faton Selmanaj, i shoqëruar nga avokati e aktivisti Getoar Mjeku dhe deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba, dorëzoi sot në gjykatë padi kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - dy institucionet përgjegjëse për hidrocentralet që po shkatërrojnë Lumbardhin e Deçanit.

Selmanaj po i kërkon Gjykatës Themelore të Prishtinës të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin, po lë banorët e Deçanit pa ujë për pije dhe ujitje dhe po kanos pasoja të pariparueshme për mjedisin.

Për të mundësuar operimin e hidrocentraleve, Ministria dhe ZRRE kanë dhënë leje dhe licensa në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për ujërat, mjedisin dhe procedurën administrative.

Me kërkesën e aktivistëve, Gjykata pritet të vendosë brenda tri ditëve nëse do të shtyjë ekzekutimin e akteve të ministrisë dhe ZRRE-së deri në vendimin përfundimtar për anulimin e tyre.

Vitin e kaluar, aktivistët e Lëvizjes patën paditur me sukses ZRRE-në lidhur me vendimin për të subvencionuar oligarkët me para të konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)