19 Mars 2024

Aksioni i pastrimit sot vazhdon në Ferizaj dhe në Vushtrri

Prishtinë, 13 dhjetor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Komunën e Ferizajt dhe në Komunën e Vushtrrisë.

Aksioni fillon në magjistralen afër Mileniumit në Ferizaj në të cilën do të pastrohet një deponi ilegale.

Përveç vullnetarëve të Let’s Do It, në aksion marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan, Kompania “Eskavatori”, Kompania “Pastërtia”.

Aksioni në Ferizaj do të vazhdojë pastaj nga rrethi deri te varrezat e dëshmorëve, ku priten të bashkohen edhe vullnetarë dhe nxënës të shumtë.

Po ashtu, sot aksion pastrimi do të ketë edhe në Komunën e Vushtrrisë.

Në Vushtrri do të nisin punimet për pastrimin e deponisë në Pasomë e cila është ndër deponitë më të mëdha në Kosovë, e cila njëkohësisht është e fundit e këtij vëllimi.

Punimet do të zhvillohen me makineri shumë të rëndë, 5 buldozer e 4 kamion

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)