23 Prill 2024

Aksion pastrimi në Suharekë

Prishtinë, 11 nëntor - Let’s Do It Kosova dhe ‘Kawa Group’ do të organizojnë sot aksion pastrimi në Suharekë, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Vullnetarë të shumtë të Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me këtë kompani do të nisin aksionin në orën 11:00.

Aksioni fillon nga qendra e qytetit të Suharekës, saktësisht tek ‘Ura e madhe’, prej ku do të fillohet me pastrimin e brigjeve të lumit, për të vazhduar tutje tek lokacioni ‘Qafë t’Duhlës’.

Kompania ‘Kawa Group’ do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave, të cilat do të grumbullohen gjatë aksionit të nesërm.

Në aksionin e nesërm, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kandidatët për kryetar të kësaj komune, që do të përballen në balotazhin e 19 nëntorit – Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj do t’i bashkëngjitet aksionit të “Let’s Do It Kosova” dhe “Kawa Group” për pastrimin  e  Suharekës, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Përmes këtij njoftimi, Let’s Do It Kosova ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në këtë aksion dhe të ofrojnë ndihmën e tyre për largimin e mbeturinave të shumta nga ky lokacion.

Let’s Do It Kosova shpreson se përveç me kompaninë “Kawa Group”, të krijojë bashkëpunim edhe me kompani të tjera, të cilat mund të ofrojnë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Nga përvojat e deritanishme, një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultat mjaft të mirë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)