25 Prill 2024

Absorbimi i CO2 nga atmosfera, shkencëtarët krijojnë minerale

Boston, 17 gusht - Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të shpejtë për krijimin e magnezitit, një mineral që mund të përthithë dioksidin e karbonit nga atmosfera, duke ofruar një zgjidhje potenciale për ngrohjen globale.

Kërkimi mbi këtë ide, i paraqitur kohët e fundit në konferencën e gjeokimisë "Goldschmidt" në Boston, shpjegoi se si magneziti mund të formohet në temperatura të ulëta, ndërsa ofroi gjithashtu një mënyrë të re për të përshpejtuar ndjeshëm kristalizimin e tij.

Magneziti është një shkëmb natyral që përpunohet për prodhimin e bizhuterive si dhe për procese të ndryshme industriale. Çdo ton magnezit është i aftë t'i heqë ajrit rreth gjysmë ton dioksid karboni. Megjithatë, në natyrë, në sipërfaqen e Tokës, procesi zakonisht kërkon mijëra vjetë.

Në laborator, studiuesit treguan se minerali mund të formohet brenda 72 ditëve, duke përdorur mikrosferat polistiren si një katalizator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)