27 Prill 2018

12 objekte publike bëhen me masa të efiçiencës së energjisë

Prishtinë, 16 prill - Nga sot edhe 12 objekte publike janë bërë me masa të efiçiecës së energjisë. Kjo falë investimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përmes kredisë së Bankës Botërore për Projekti të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripëtëritshme, ndërsa vlera e përgjithshme e kësaj faze arrin në 2.3 milionë euro.
 
Në inaugurimin e kësaj faze të projektit ishin Ministri i Zhvillimit Ekonomik - Valdrin Lluka, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë - Marco Mantovanelli, Ministri i Shëndetësisë - Uran Ismaili, Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës - Basri Sejdiu dhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe QKUK-së.

Pas prerjes së shiritit inaugurues para objektit të Klinikës të Stomatologjisë të QKUK-së, i cili është njëri nga objekte ku janë zbatuar këto masa, Ministri Valdrin Lluka tha se me zbatimin e këtij projekti jo vetëm që do të ketë kushte më të mira për pacientët dhe  stafin, por do të ketë edhe kursime të energjisë elektrike në fatura dikur rreth gjysmë milion euro, gjë që do të ndikojë edhe në kursimin e buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Projekti për 12 objektet e para parasheh një investim rreth 2.3 milionë euro, e po ashtu presim edhe 20 objekte të tjera që të përurohen deri në shtator të këtij viti, kurse janë në fazën finale të tenderimit edhe 23 objekte shtesë, të cilat shpresojmë se me një intensitet të punës do të përfundohen deri në fund të këtij viti”, u shpreh Ministri Lluka.

Kreu i MZHE-së theksoi se këto 50 objekte që mund të  përfundojnë deri në fund të këtij viti do të ndihmojnë dukshëm në konsumin më të ulët të energjisë elektrike të vendit. Ai tha se projekti me Bankën Botërore është shumë i madh, dhe parasheh renovimin e rreth 140 objekteve që të bëhen efiçiente, ndaj shprehu falënderimin e tij për kontributin që ky institucion po jep në fushën e EE-së.

Ndërsa, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se ky institucion po mbështet Qeverinë e Republikës së Kosovës për të krijuar objekte me energji efiçiente dhe energji të ripërtëritshme me një hua prej 31 milionë dollarësh dhe objektivat e këtij projekti janë që të ketë më shumë efikasitet në shpenzimin e parasë publike.

“Ne presim që pas përfundimit të këtij projekti me këto kursime fondet publike të kursehen në shumën rreth 18 milionë euro në vit, ndërsa objektivi i dytë është që të zvogëlohet kërkesa për energji, objektivi i tretë është ambienti më i pastër dhe objektivi i katërt është që përmes këtij projekti të krijohen vende pune”, theksoi Marco Mantovanelli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se renovimi i këtyre objekteve spitalore është model i mirë që të bëhet  edhe tek objektet e tjera spitalore dhe nuk do të ndalemi por do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me reforma të tilla të cilat kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij. Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu  vlerësoi se ky projekt është një ndihmesë e madhe duke llogaritur se me krijohen  mundësitë që mjetet e kursyera të shfrytëzohen për barna a ose për projekte që janë jetike për pacientët.



Të dhënat bazë nga zbatimi i masave të EE në 12 ndërtesa publike
Konsumi baze i energjisë     9,768,383      kWh/a
Konsumi specifik para masave për efiçience të energjisë                 258      kWh/m2
Kursimi i energjisë pas masave për EE     5,108,173      kWh/a
Kursimi i energjise pas masave për EE në përqindje    52%     
Kosumi specifik pas masave për EE    114.6     kWh/m2
Investimi i përgjithshëm     2,333,987      euro
Reduktimi i CO2             1,813     Tonë/Vit

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse (Kampin Pomozatin, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mabahet debat parlamentar për personat e pagjetur. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. (Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës. (Meje të Gjakovës, ora 12:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. (Shkup, ora 16:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)