09 Korrik 2020

119 Gjoba për ndotësit gjatë muajve shtator dhe tetor

Prishtinë, 15 nëntor - “Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit shtator dhe tetor janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba mandatore sipas këtij Udhëzimi.

Sipas monitorimit të bërë nga “Let’s Do It” për muajt shtator dhe tetor, rezulton se Mitrovica i prin listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 23, pasuar nga Ferizaji me 21 gjoba të shqiptuara, Peja 16 dhe Deçan ku janë shqiptuar 12 gjoba.

Me nga 7 gjoba të shqiptuara, lista vazhdon me Komunën e Gjilanit dhe Shtimes, pasuar nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Kamenicës, Istogut dhe Klinës me nga 4 gjoba të shqiptuara për ndotësit.

Ndërsa gjatë muajve shtator e tetor, në Komunën e Rahovecit, Obiliqit dhe Drenasit janë shqiptuar nga tre gjoba, në Komunën e Suharekës dy gjoba, derisa nga një gjobë kanë shqiptuar inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komuna e Malishevës dhe komuna e Vitisë.

Në muajt shtator dhe tetor, asnjë gjobë mandatore nuk është shqiptuar në komunat, si: Fushë Kosova, Skenderaji, Podujeva, Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjakova dhe Lipjani.

Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë muajit shtator dhe tetor ishte ai i hedhjeve të mbeturinave jashtë kontejnerëve, parkimi në zonat e gjelbëruara dhe ndotja e rrugës.

Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)