25 Prill 2024

Zyrtarët e organizatave buxhetore trajnohen për rialokimit të ndarjeve buxhetore

Prishtinë, 10 shkurt - Në vazhdën e ngritjes së njohurive të zyrtarëve të organizatave buxhetore (OB) për financat publike, Ministria e Financave (MF) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, ka publikuar sot në ueb-faqen e MF-së, video trajnimin e radhës në kuadër të “E-mësimit për financat publike”.

Nëpërmjet këtij video-materiali, zyrtarët e OB-ve do të trajnohen për rëndësinë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ MF-Nr. 05/2019 për procedurat e transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore.  

Përmes këtij video – trajnimi, zyrtarët e OB-ve do të pajisjen me njohuri për zbatimin e procedurave të transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore brenda organizatës buxhetore.

Po ashtu, trajnimi do të ndihmojë në vetëdijesimin e OB-ve për transparencën e procesit buxhetor, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Përmes këtyre video-trajnimeve, në kuadër të  qasjes së veçantë “E-mësimi për financat publike,” MF-ja në bashkëpunim dhe me mbështetje të Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, synon që të pajisë zyrtarët e OB-ve, por edhe grupe të tjera të interesit, me njohuritë e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi për financat publike në Kosovë.

Video materialet përgatiten nga profesionistët e MF-së në bashkëpunim me ekspertët e fushës së qeverisjes së mirë financiare në kuadër të GIZ Kosova.

Ky projekt do të vazhdoj edhe më tutje duke zhvilluar dhe prezantuar video trajnimet e radhës, të cilat do të prezantojnë rëndësinë dhe zbatimin e udhëzimeve dhe normave të tjera ligjore për financat publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)