25 Prill 2024

Zyrtarët e organizatave buxhetore trajnohen për klasifikimin e shpenzimeve

Prishtinë, 7 tetor - Në vazhdën e avancimit të zyrtarëve të organizatave buxhetore për financat publike, Ministria e Financave në bashkëpunim dhe mbështetje të Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, ka publikuar sot video trajnimin e radhës, në ueb-faqe të Ministrisë së Financave, në kuadër të “E-mësimin për financat publike”, nëpërmjet të cilit zyrtarët e organizatave buxhetore do të trajnohen për  rëndësinë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ MF - NR.04/2019 për definimin e projekteve kapitale dhe klasifikimin e shpenzimeve të projekteve kapitale.

Përmes këtyre video trajnimeve në kuadër të  qasjes së veçantë E-mësimin për financat publike, Ministria e Financave në bashkëpunim dhe mbështetje të Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, synon që të pajisë zyrtarët e organizatave buxhetore, por edhe grupe të tjera të interesit,  me njohuritë e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi për financat publike në Kosovë, të cilat video përgatiten nga profesionistët e Ministrisë së Financave në bashkëpunim me ekspertët në temën për qeverisje të mirë financiare në kuadër të GIZ Kosova.

Ky projekt do të vazhdoj edhe më tutje duke zhvilluar dhe prezantuar video trajnimet e radhës, të cilat do të prezantojnë rëndësinë dhe zbatimin e udhëzimeve dhe normave të tjera ligjore për financat publike.

Ministria e Financave e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme lansimin e E-mësimin për financat publike, si dhe zhvillimin dhe publikimin e këtyre video trajnimeve, duke pasur parasysh edhe gjendjen e shkaktuar nga  Covid 19.

Ju lutem klikoni në linkun e më poshtëm për të parë video trajnimin e radhës për Udhëzimit Administrativ MF - NR.04/2019 për definimin e projekteve kapitale dhe klasifikimin e shpenzimeve të projekteve kapitale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)