02 Prill 2020

Zvicra shprehet për rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në tae Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Ministri Besnik Bislimi duke falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për mbështetjen e deritanishme të shtetit të Zvicrës për Kosovë e informoi atë për zhvillimet në buxhetin e Kosovës duke pasur parasysh prioritetet e Qeverisë Kurti, si dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.   

Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Zvicrës,  sidomos në projektet të cilat kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. 

Ndërsa, ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet e uroi Ministrin Bislimi për pozitën dhe gjithashtu i shprehi përkushtimin e tij dhe të shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)