28 Mars 2024

Zvicra prezanton strategjinë e bashkëpunimit me Kosovën 2017 - 2020

Prishtinë, 22 shkurt - Me rastin e vizitës së Zëvendëssekretares së Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang në Kosovë, Zvicra lansoi Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën 2017-2020 më 21 shkurt 2018, në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunimi dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Kosovës. 

Në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, palë të interesit dhe medie, Zvicra lansoi Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën 2017-2020.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang, nënvizoi marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe angazhimin afatgjatë të Zvicrës për të mbështetur zhvillimin e Kosovës.

 Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunimi dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Kosovës.

Duke u mbështetur në frymën e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis qeverive të Zvicrës dhe Kosovës, Strategjia Zvicerane për Bashkëpunim me Kosovën 2017-2020 synon të kontribuojë në progresin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian, duke promovuar një sistem politik demokratik, një shoqëri paqësore dhe të bashkuar, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet themelore, sundimin e ligjit dhe një ekonomi sociale të tregut.

Në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, mbështetja zvicerane në periudhën 2017-2020 fokusohet në temat prioritare si në vijim:

- Qeverisje demokratike dhe siguria njerëzore  - Ekonomia dhe punësimi - Uji dhe përshtatshmëria ndaj ndryshimeve klimatike - Shëndetësia  

Zotimi financiar për periudhën 2017-2020 arrin në 85 milionë franga. Zvicra është partneri bilateral i tretë më i madh i zhvillimit në Kosovë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)