25 Prill 2024

ZKA përfundon të gjitha auditimet për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019

Prishtinë, 20 gusht - Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses të gjitha auditimet për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019.

Auditimi i fondeve publike këtë vit sipas ZKA-se ka qenë sfidues për shkak të ndikimit të pandemisë Covid- 19.

 Balancimi i nevojave për ruajtjen e shëndetit të auditorëve dhe paralelisht zbatimi i mandatit duke siguruar cilësinë e punës sonë ka shkaktuar vonesa në disa raporte individuale të auditimit, por kemi kënaqësinë që përkundër kushteve të rënda të punës të konfirmojmë se Zyra Kombëtare e Auditimit sot ka përfunduar Raportin Vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës të Kosovës për vitin 2019 dhe kështu është  përmbyllur me sukses të plotë viti i auditimit.

Përveç performancës financiare të Qeverisë, raportet tona kanë ofruar informata shtesë edhe për fushat tjera që kanë të bëjnë me afarizmin e ndërmarrjeve publike, performancën e shpenzimeve të fondeve publike (ekonomizimi, efektiviteti dhe efikasiteti), si dhe zbatimin e procesit të prokurimit e raportimit financiar.

Gjatë vitit raportues kemi audituar 95 organizata buxhetore me një buxhet të përgjithshëm rreth 2.5 miliardë, 14 ndërmarrje publike kryesisht në fushën e telekomunikimit, furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbeturinave, 13 auditime të performancës si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve.

Me rastin e përfundimit të vitit auditues, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka theksuar se fokusi parësor i punës sonë kanë qenë vlerësimet për cilësinë e raportimit financiar, dizajnimin dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Përmes procesit të auditimit kemi konstatuar se ka një progres të lehtë në fushën e raportimit financiar, por mangësitë dhe dobësitë më të theksuara vazhdojnë të mbeten në aktivitetet ekzekutive të buxhetit ku shumë projekte kapitale fillohen pa fonde të mjaftueshme, dhe për shkak të kësaj, ato rrallëherë përfundohen me kohë, ndërkohë që mbikëqyrja nuk parandalon devijimet e shumta nga kushtet e përcaktuara me kontrata.

Me këtë rast në mënyrë të veçantë është kërkuar nga Qeveria që të forcoj disiplinën financiare sepse shumat e detyrimeve të papaguara dhe llogarive të arkëtueshme kanë arritur shifra të larta, dhe pa dyshim janë sfidat kryesore të Qeverisë derisa regjistrimi dhe menaxhimi i pasurive paraqesin një problem të përsëritur prej shumë vitesh, dhe progresi në këtë fushë është i varfër.

Me rastin e përfundimit të vitit auditues falënderojmë organizatat e audituara për bashkëpunimin korrekt në këto kushte të pandemisë deri sa vlerësojmë me notat më të larta personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm përmbyllen me sukses planin e punës.

Zyra Kombëtare e Auditimit me 15 shtator fillon vitin e ri të auditimit dhe aktualisht në mënyrë intensive po punohet në planin vjetor të punës 2020/2021.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)