20 Prill 2024

Zeka kërkon nga Thaçi të mos dekretojë ligjin për paga

Prishtinë, 11 shkurt - Projektligji për pagat ka shkaktuar pakënaqësi të shumta si në sektorë publikë dhe privatë. Presidenti Thaçi ka pranuar se i kanë shkuar në zyrë të tij shumë ankesa, ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, kërkon që ligji të mos dekretohet nga presidenti, por të kthehet në forumet e diskutimit.

Protesta e greva të shumta janë mbajtur e janë paralajmëruar pas miratimit të Ligjit për Paga. Ankesa e kërkesa për mos-dekretim janë dërguar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se do të marrë një vendim në interesin e shoqërisë kosovare.

“Kanë ardhur shumë ankesa në zyrën time, të cilat Zyra ligjore do t’i shqyrtojë dhe natyrisht në përputhshmërinë me interesin e shoqërisë kosovare, do të ndërmarrim veprimet e nevojshme ligjore”, tha ai.

Kundërshtimin që nga fillimi ndaj Ligjit për Paga e ka shprehur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, duke e parë si jo të mirë rritjen e hendekut ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, për Radio Kosovën ka deklaruar se absolutisht sektori privat e ka të pamundur t’i ndjekë trendët e rritjes së pagave në sektorin publik.

“Ajo çka është e rëndësishme se ne si përfaqësues i sektorit privat i kemi bërë thirrje Qeverisë edhe Kuvendit që të marrë parasysh edhe rekomandimet dhe shqetësimet e sektorit privat në të njëjtën kohë”, tha ai.

Zeka në këtë fazë shprehet kundër dekretimit të ligjit nga presidenti Thaçi.

“Prandaj do të ishte një zgjidhje e mirëpritur që ligji sërish të kthehej në forumet e diskutimit, në këtë rast në Kuvend, të lihet hapësira e diskutimit gjithëpërfshirës, edhe të marrjes parasysh të komenteve dhe sugjerimeve të të gjitha palëve", pohoi ai.

Shkaku i grevës së Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, të mërkurën, është paralajmëruar edhe bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës për një orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)