19 Prill 2024

Zbatimi i MSA-së esencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 10 tetor - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), në një prononcim per media  bëri apel që institucionet e vendit të prioritizojnë të gjitha obligimet që kanë ndërmarr dhe të rrisin dinamikën e punëve kështu duke zbatuar në mënyrë më efektive Marrveshjen për Stabilizim Asocim.

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE- së përfaqesues i investitorëve Evropian në Kosovë  është shprehur se “ MSA-ja si kontrata e parë e nënshkruar në mes të Kosovës dhe BE-së konfirmon qartë përspektivën Evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës dhe si e tillë është esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit”.

 Për më shumë Balija ka theksuar se Qeveria, Parlamenti  dhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës kanë rolin kryesorë për të implementuar këtë marrëveshje dhe se kjo marrëveshje i sjell benefite të shumta politike dhe ekonomike duke përfshi sundimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, rritjen e eksportit, rritjen e punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë, si dhe krijimin e kushteve më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Këshilli i Investitorëve Evropian do të ofrojë bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm në këtë drejtim duke vazhduar të jetë një partner i rëndësishëm për eliminimin e barrierave për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)