19 Prill 2024

Yagcilar dhe Cullen dakordohen për zbatimin e Kontratës Sektoriale Buxhetore

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, u takua me shefin e Njësisë së BE-së për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, para se të nis takimi i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratë.
 
Gjatë këtij takimi, Ministri Yagcilar, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe  bashkëpunimin në modernizimin e administratës publike nga ana e Komisionit Evropian, që është një ndihmë e madhe edhe në mbështetjen e procesit të reformës së administratës të Kosovës, të forcimit të përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit në punë.

Në këtë takim u fol për Pakon Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat synohet ndërtimi i bazës së administratës shtetërore.

Në këtë plan u vu në pah edhe përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe roli i Ministrisë së Administratës Publike në këtë drejtim. Cullen, gjatë këtij takimi, punën e deritanishme, e ka vlerësuar si punë shumë të mirë.

Ministri Yagcilar dhe Cullen u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e Kontratës Sektoriale Buxhetore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)