25 Prill 2024

Votohet buxheti i vitit 2019 prej 2.3 miliardë euro

Prishtinë, 3 shkurt - Pas një seance maratonike me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 i cili do të jetë mbi 2.3 miliardë euro. 

Ndryshe të hyrat e përgjithshme buxhetore në vitin 2019, pritet të jenë në shumën 2,370 milionë euro (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë milionë euro), ndërsa shpenzimet në vlerë 2,365 milionë euro (dy miliardë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë euro), raporton RTKlive

Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 përqind si dhe atyre të kontributdhënësve prej 15 përqind, kurse do të rritet buxheti për prioritetet e Qeverisë për vitin 2019, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.

Për votimin e buxhetit PSD kishte vënë disa kushte, ku përfshihej edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë që bë gjatë së shtunës.

Buxheti i vitit 2019 këtë vit është votuar shumë vonë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe Propozim-vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)