19 Prill 2024

Vlera kredive të garantuara arrin në EUR 50 milion

Prishtinë, 25 qershor - Fondi Kosovar per Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur së në fund të javës së kaluar vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga Bankat partnere ka arritur vlerën 50 milion euro, ndërsa vlera e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur në 24.3 milion euro shpërndarë ne 1,363 kredi.

Një rezultat i tillë i përcjellur me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zingjirin e zhvillimit ekonomik.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)