18 Prill 2024

Vitin e kaluar qeveria ka paguar 66 milionë euro borxh ndaj FMN

Prishtinë, 5 tetor - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, po mban mbledhje në të cilën po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe ai i Kursimeve Pensionale për vitin 2021. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri Murati tha se kjo është hera e tretë që e sjellin në Kuvend marrëveshjen financiare. Me këtë sipas tij mundësohet reforma në skema pensionale.

“Një pjesë e madhe e skemave tona janë sociale po quhen pensionale dhe është e domosdoshme të bëhet reforma e skemave pensioanele e sociale. Ka pasur kërkesa e iniciativa nga deputetë që të bëhet kjo reformë e ne jemi të interesuar të bëjmë një reformë për të rregulluar këtë çështje”, tha Murati.

Ministri tha se shpresojnë që tentativa e tretë të rezultoi e suksesshme dhe të shkojë përpara reforma e skemave sociale dhe pensionale.

“Nuk ka ndonjë ndryshim te pjesa e rimbursimit e krejt çka u kërkua ka qenë që shpenzimet e atëhershme të rimbursohen që ato mjete të gjejnë destinimin që e kanë pasur”, tha ai.

Kurse Ferat Shala, anëtar i këtij komisioni dhe njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pyeti pse duhet të hyhet borxh për të bërë reforma, kur për këtë ka mjaft mjete.  

“Mjete ka mjaft e bile s’keni mundur me i harxhua, pse duhet me hi në kredi me rrit borxhin e shtetit me fillua reformën kur ka pare të shtetit. E thotë edhe raporti i auditorit që ka pare, cila është logjika që me marr kredi me rinbursua diçka që u krye dhe sa është kjo kredi”, tha ai.

Shala tha se, ata kanë pritë që Qeveria ka me riformatuar këtë politikë dhe zhvillimin social, por nuk ka fillua asnjë hap në reformën pensionale. “Nëse ke pas buxhet nuk u dashtë me u kthye e me dhanë disa here paketa sociale. Nuk kuptoj pse me votua këtë kur mjetet po rrinë”, tha Shala.

Por ministri Murati tha se Shala po e shtrembëron fjalën e tij. “Unë nuk thash që po marrim kredi me shlye borxhin ndaj FMN-së. Borxhi i FMN-së ka ndodh e u pagua 66 milionë euro i kemi pagua s’ka nevojë me marr dhe me pagua atë borxh”, tha ai.

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së e pyeti ministrin Murati se a është e specifikuar se ku shkojnë 47 milionë euro kredi për skemën pensionale.

“Kredia për mbështetje buxhetore është marrë kur kemi qenë në kulmin e pandemisë, po unë e shoh të panevojshme tash në tetor 2022, kur bilanci në banka i qeverisë është 700-800 milionë euro. Kemi bilanc bankar që shkon deri në 800 milionë euro, ndërkohë që po marrim kredi për mbështetje buxhetore. Ka qenë e nevojshme në vitin 2020, por jo tani”, tha ai

Hoti shtoi se kurrë, që nga viti 2008, nuk është marrë ndonjë kredi për mbështetje buxhetore.

“Për të tretën herë po e sjell në Kuvend një marrëveshje që po të refuzohet, kjo nuk ka logjikë të shkohet përpara për një kredi 47 milionë euro kur ka bilanc bankar 800 milionë euro”, tha Hoti.

Ai tha se po të ishte në pozitën e ministrit as herën e parë se kisha pru e lërë më herën e tretë. “Ndoshta kësaj herë ka deputet që binden me fjalët tua që po marrim kredi po borxhi nuk po rritet”, tha ai.

Murati tha se borxhi nuk po rritet. “Ne kemi shlye shumë borxhe, ai është më i ulët se sa në fillim të vitit. Vitin e kaluar kemi shlye 66 milionë euro borxh ndaj FMN e kjo rezulton me borxh më të ulët. E 47 milionëshi nuk arrin me zëvendësua borxhin që e kemi shlye”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)