20 Prill 2024

Vetëvendosje dorëzon kërkesen për të drejtat e punëtorëve dhe papunësinë

Prishtinë, 20 prill - Sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dorëzoi, në emër të Drejtuesit të grupit, Glauk Konjufca, kërkesën për të adresuar çështjen e të drejtave të munguara të punëtorëve në Kosovë por edhe adresimin e çështjes së papunësisë.

 Duke marrë parasysh gjendjen tejet të vështirë të të punësuarve në Kosovë, pagat e tyre minimale, mungesën e kushteve dhe sigurisë në punë, mungesën e sigurimeve shëndetësore publike, mosrespektimin e orëve të punës dhe pushimeve, Grupi ynë parlamentar e kërkoi këtë debat për të nxitur adresimin qoftë instuticional qoftë normativ.

 Po ashtu e drejta në punë është jo vetëm e shkelur në Kosovë, por për shkak të vijimësisë së shifrave të larta të papunësisë sidomos tek gratë , moszbatimi i kësaj të drejtë është kthyer tashmë në një privim thelbësor jetësor e shoqëror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)