23 Prill 2024

Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal kundër ngritjes së pagave të Qeverisë

Prishtinë, 29 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se ngritja e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij është në konflikt të interesit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka paralajmërojnë se do të ndërmarrim veprimet e nevojshme ligjore e këtu sipas Ligjit nuk përjashtohet as kallëzimi penal ndaj personave përgjegjës.

Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor ka marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit tash e tutje do të jetë 2 mijë e 950 euro.

Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.

Ky vendim ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj t’i sigurojë të hyrat më të larta nga vendet në rajon.

Përderisa Sllovenia prin me 4700 euro pagë për shefin e ekzekutivit, Haradinaj me pagën e rritur nga rreth 1400 sa kishte në 2950 lë pas gjashtë vendet e tjera të rajonit: Kroacinë (2600 euro), Shqipërinë (1700 euro), Maqedoninë (1300) euro, Malin e Zi (1130 euro), Bosnjën e Hercegovinën (1070 euro), si dhe Serbinë me vetëm 1000 euro pagë për kryeministrin.

Në Kosovë, paga minimale është 130-170, varësisht prej grupmoshës, ajo e kryeministrit kosovar është 2,950 euro, pra paga e kreut të qeverisë kosovare është Njësetë e dy herë,  respketivisht shtatëmbëdhjetë herë më e lartë SHTATËMBËDHJETË HERË MË E LARTË se paga minimale në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)