18 Prill 2024

USAID në partneritet me KRPP për të luftuar korrupsionin

Prishtinë, 5 dhjetor - Dje, Drejtori i USAID-it në Kosovë,  James Hope, si dhe Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Safet Hoxha, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MiM) sot, duke përforcuar përpjekjet e përbashkëta në luftim të korrupsionit në prokurimin publik të Kosovës.

Bashkëpunimi përfshin programet e zhvillimit të kapaciteteve për zyrtarë të prokurimit, si dhe masa për të siguruar funksionim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të sistemit të e-Prokurimit.

Shumë shpesh ndodh në Kosovë që prokurimi qeveritar të jetë burimi i keqorientimit të fondeve, gjë që tkurr resurset publike, shtrembëron besimin publik tek qeveria, si dhe largon investimet e huaja.

 USAID-i ka punuar për të përmirësuar proceset e prokurimit në gjithë Kosovën – përmes programeve të zhvillimit të kapaciteteve për zyrtarë prokurimi në të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës, duke vendosur masa sigurie që frenojnë keqpërdorimin e proceseve të prokurimit publik, si dhe duke ofruar këshilla ekspertësh për mirëmbajtjen e platformës së qëndrueshme të e-Prokurimit.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope tha: “Qeveria e SHBA-së është e përkushtuar të luftojë korrupsionin dhe t’i mundësojë institucioneve qendrore dhe lokale në Kosovë që të zbatojnë procese prokurimi publik që janë transparente, efektive e llogaridhënëse.”

Përveç kësaj, kryetari i Bordit të KRPP-së, Safet Hoxha, konfirmoi se KRPP-ja do të bëjë gjithçka në kapacitetin e tyre për ta bërë prokurimin elektronik një histori suksesi në Kosovë, veçanërisht tani që USAID përmes programit të Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhenese (TEAM) është një partner në këtë përpjekje.

USAID-i, përmes programit të Komunave Transparente, Efektive e Llogaridhënëse (TEAM), punon në përmirësim të shërbimeve publike dhe ndërtim të besimit të publikut, sidomos në nivel komunal.

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)