19 Mars 2024

USAID-i partner i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt - Ndihma që USAID-i ka dhënë për Kosovën që nga periudha e pasluftës e deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, janë kontribut i drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Këtë falënderim në emër të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, e shprehu kryeministri Ramush Haradinaj në takim me Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman.

“Populli dhe institucionet e vendit janë me fat që kanë partneritet me shtetin më të fuqishëm SHBA-në, e cila në të gjitha periudhat e rëndësishme ju gjend pranë përmes ndihmës në formave të ndryshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj falënderoi z. Bierman për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it në Kosovë për krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, dhe shprehu besimin se bashkëpunimi me SHBA-të dhe USAID-in në veçanti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për 10 vjetorin e shtetësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset e shënuara në këtë dekadë.

Bierman tha se ndihma e USAID-it për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve të cilat do të avancojnë proceset demokratike dhe ekonomike në Kosovë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)