24 Qershor 2018

USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 10 nëntor - Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Në veçanti, kryeministri Haradinaj e falënderoi z. Hope për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e nje ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën e 40-të, sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi z. Hope për përkushtimin e qeverisë në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve.

Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2018

- NISMa Socialdemokrate mban Kuvendin e dytë të Punës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun në pingpong për ditën e Çlirimit. (Prishtin, ora 10:00)