19 Mars 2024

UNDP lanson Programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm

Prishtinë, 26 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, lansoi sot BOOST x Kosova, një program akselerator, që do t’iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Në ngjarjen lansuese, ku të pranishëm ishin: Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK-së, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, komunave të Kamenicës dhe Prishtinës, BERZH-it dhe Odave Ekonomike ndër të tjerë, u shpalos programi në tërësi, së bashku me aktivitetet dhe modulet që ky program përmbanë.   

Duke folur për rëndësinë e platformës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së theksoi: “Kosova po kalon një periudhë të vështirë, prekur nga kriza socio-ekonomike e cila pa iu dhënë shansi të rimëkëmbet plotësisht nga pandemia, u përkeqësua edhe më tej nga trazirat aktuale globale. BOOST x Kosova do të ofrojë një zgjidhje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato të rimëkëmben nga Covid-19 përmes tranzicionit të gjelbër”.

“Me fokus në modelet e qëndrueshme të biznesit, menaxhimin e riskut dhe qëndrueshmërinë ndaj fatkeqësive, BOOST synon të zhvillojë kapacitetet e rreth 50 kompanive private, me potencial për të krijuar qëndrueshmëri mjedisore dhe rimëkëmbur nga pandemia përmes praktikave të gjelbëra”, tha me këtë rast SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë.

Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK- së theksoi se ”Programi BOOST x Kosova jo vetëm që do të ndihmojë bizneset nga perspektiva e të bërit biznes, mirëpo, do të punojë ngushtë me to për të përshpejtuar qëllimet e tyre drejtë një të ardhme të qëndrueshme, duke i bërë bizneset pjesëmarrëse lidere në promovimin e praktikave të gjelbëra dhe të qëndrueshme të të bërit biznes. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rritjen e tyre, por edhe për komunitetet në të cilat ato veprojnë”.

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë.

Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbëra.

Thirrja është e hapur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me zgjidhje inovative që promovojnë praktika të qëndrueshme, efiçiente dhe ekologjike. Gratë ndërmarrëse inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe të integrojnë inovacionin dhe teknologjinë në bizneset e tyre, kështu duke krijuar vende të reja pune dhe të rimëkëmbur ekonominë e Kosovës nga pasojat e pandemisë. Ekipet fituese do të marrin pjesë në një progr

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)