24 Prill 2024

Ujësjellësi i Prishtinës, thirrje konsumatorëve t’i përmbyllin obligimet financiare

Prishtinë, 10 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP)  u bën thirrje  të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 15 ditësh, duke filluar nga dita e sotme që t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2020, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

Konsumatorët kanë obligim ligjor që, të paguajnë faturat mujore si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar.

KRU Prishtinafalënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit  dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht procedimit të lëndëve te Përmaruesit Privat.

Poashtu, Kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara ( 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur pagesë me këste mujore deri në 36 muaj).

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyres / departamentit për konsumatorë në KRU”Prishtina” sh.a.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)