29 Mars 2024

Ujësjellësi bën thirrje për shlyerjen e borxheve

Prishtinë, 15 gusht - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” apelon tek të  gjithë konsumatorët  të cilëve  ju takon falja e borxheve, të shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë ngase kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

"Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008. Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli", thuhet në një komunikatë të Ujësjellësit.

Sipas komunikatës, konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me: shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë, faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes, paditë gjyqësore, arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Ujësjellësi njfton se procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qendrore në Prishtinë  dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)