25 Prill 2024

Turqia synon të jet e para në marrëdhëniet ekonomike me Kosovën

Prishtinë, 5 qershor - Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), organizoi darkë iftari, e cila tashmë e sa vite është kthyer në një traditë.

Në iftarin e  organizuar dje nën partronatin e CEO-s të kompanisë Atlantik Group, njëkohësisht Kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke Ayhan Demirkıran, morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım Kılıç, Ministri i Administratës Publike Mahir Yağcılar, Këshilltari  Tregtar në Ambasadën Turke në Prishtinë Tamer Topaloğlu, Koordinator i TIKA në Kosovë Hasan Burak Ceran, Drejtori i Institucionit Yunus Emre në Kosovë Mehmet Ülker, anëtarët e OTKT-së si dhe  pjesëmarrës të tjerë.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë dhe njëkohësisht Kryetarja e Nderit e OTKT-së Kıvılcım Kılıç, në fjalimin e saj theksoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe kontributin e vazhdueshëm të Turqisë ndaj Kosovës.

Ambasadorja Kılıç, po ashtu tha se sektori privat i cili po  luan një rol të rëndësishëm si në Kosovë, ashtu edhe në marrëdhëniet tregtare dhe investuese, përmes investimeve ndryshoi çehren e vendit.

Kılıç, bëri të ditur se investimet turke në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, por sipas saj ka ende punë të cilat duhen të realizohen si në tregti po ashtu edhe në investime.

“Ne, në këto marrëdhënie dëshirojmë të jemi të parët. Prandaj së bashku do të vazhdojmë të punojmë.  Sigurisht që ka një numër mekanizmash që do ta do të ndihmojnë arritjen e këtij synimi. Njëra nga këto është edhe miratimi i Marëveshjes së Tregtisë së Lirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht në mënyrë që kjo marrëveshje  të hyjë në fuqi sa më parë që të jetë e mundur " tha Kılıç.

 Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kılıç po ashtu bëri të ditur se rritja e investimeve është një nga dëshirat e saj, dhe se kontributi i investimeve në infrastrukturë do të kontribuonte edhe në marrëdhëniet tregtare dhe investuese midis Kosovës dhe Turqisë.

“Dëshiroj që uniteti mes nesh, integriteti, vazhdimi i mbështetjes dhe vëllazërimi midis popujve të të dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen” tha Kılıç duke i uruar të gjithëve suksese në punën e tyre gjatë këtij  muaji të madhërishëm të Ramazanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)